Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në kohën e protestës së OVL- UÇK’së, Kurti largohet nga Qeveria

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti ka dalë nga Qeveria në momentin kur në Prishtinë pritej të nisë protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

Protesta është paralajmëruar të mbahet nga ora 13:00 para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj një ekspozite që, sipas organizatorëve, ka paraqitur pasaktësi lidhur me masakrat në Kosovë dhe është vendosur në hapësirat publike të kryeqytetit.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se ekspozita përbën fyerje për shoqërinë, vendin dhe për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për liri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]