Vendimi i Republikës së Kosovës për implementimin e reciprocitetit për targat me Serbinë ka bërë që serbët në veri të vendit të barrikadohen e kundërshtojnë një gjë të tillë.
Përveç barrikadave në Jarinje dhe Bërnjak, në Komunën Veriore të Mitrovicës sot në mëngjes janë parë të vendosura disa letra të printuara që ngjasojnë me tabelat e përkohshme të Kosovës, derisa poshtë tyre shënohet një mesazh.
Dejan Nedelkjovic një qytetar nga Mitrovica ka publikuar tabelat në ‘twitter’, në të cilat shkruhen “ Për këto tabela të q*** nëna”.
Automobili sa registarskim tablicama iz centralne Srbije , u Kosovskoj Mitrovici , jutros su osvanuli ovako 👇👇👇(neki i KM tablice) . Neko upozorava Srbe sa severe da ako pristanu na placanje probnih tablica od 5 e (jer mora da putuju na juznu stranu) , strada ce majka #Kosovo pic.twitter.com/GxhsmYhubp
— Dejan Nedeljković (@OkKaoOsoba) September 29, 2021