Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në Kroaci mund të hyni vetëm me konfirmim se jeni testuar

nga Revista Kosovarja

Të gjithë personat që dëshirojnë të hyjnë në Kroaci tani e tutje duhet të kenë konfirmim se janë testuar për koronavirus.

Mbi artikull

Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive “Dr Fran Mihaljeviq” Alemka Markotiq tha se testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë.“Ata që duan të hyjnë në Kroaci do të duhet të bëjnë një test në vendin e tyre, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë. Vetëm me këtë certifikatë do të jenë në gjendje të hyjnë në vend. Ky është sigurim. Testi është shumë i besueshëm, por nuk është 100 për qind i sigurt kështu që duhet të kemi kujdes ”, tha Markotiq për televizionin HRT.

E njëjta gjë u konfirmua nga drejtori i Institutit Kroat për Shëndetin Publik Krunoslav Capak në paraqitjen e tij të ftuar në TV Dnevnik Nova.“Tani të gjithë do të duhet të kenë një konfirmim që e kanë kaluar testin e virusit dhe vetëm përmes një konfirmimi të tillë do të mund të hyjnë në Kroaci “, tha Capak .Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros, tha më herët se njerëzit që hynë në Kroaci gjatë fundjavës së kaluar, krijuan kontakte dhe kështu ‘kontribuuan’ në përhapjen e infeksionit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]