Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në kurorëzimin e Teuta Rugovës prezentë edhe Abdixhiku e Rama

nga Revista Kosovarja

Në një ceremoni të organizuar sot në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, Teuta Rugova, e bija e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, është martuar me Agron Gjeloshajn.

Mbi artikull

Në këtë ditë të veçantë për çiftin, përveç familjarëve dhe miqve të afërt, të pranishëm ishin edhe figura të njohura të jetës publike, përfshirë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe të parin e kryeqytetit, Përparim Rama.

Ceremonia fetare vjen dy ditë pas kurorëzimit civil të çiftit, që është zhvilluar në Rezidencën e Presidentit në Velani – vend ky simbolik për familjen Rugova.

Pamje nga ceremonia e sotme i ka publikuar kunata e nuses, Blerina Kllokoqi-Rugova, duke ndarë me ndjekësit disa momente nga martesa e Teutës.

Moneytizer Paragrafi 4

Dasma e bijës së presidentit të ndjerë, e mbajtur në qendër të Prishtinës, u mirëprit nga shumë qytetarë që e konsiderojnë këtë familje një ndër më të respektuarat në vend.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BUKUR (@bukurworld)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]