Prej pak ditësh në mediat rozë dhe rrjetet sociale është aluduar për një lidhje të mundshme mes gazetares Ola Bruko dhe këngëtarit Endri Prifti, lajm që është konfirmuar nga burime pranë dyshes, por nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me të nga asnjëri prej protagonistëve.
Ndërkohë ditën e djeshme, me shumë gjasë nisur nga reagimet që ka marrë në rrjetet sociale në lidhje me lajmin, por drejtuar edhe portaleve e mediave, Ola ka zgjedhur të reagojë në mënyrë indirekte në Instagram-in e saj, jo një por dy herë.
Kështu, ajo ka ndarë me ndjekësit një poezi të Dritëro Agollit, si më poshtë:
“I bardhë si bora të jesh,
i ndritur, i larë me flori
Prapë do të të shajnë patjetër,
Pa sharë nuk mbetet njeri!
E hodhën floririn, e tretën,
Në llum, në llagëmin e zi,
Një shekull kaloi dhe e gjetën,
Floriri kish mbetur flori”