Muslimanët po e kalojnë Ramazanin në shtëpi në këto kohë të pandemisë.
Pandemia e koronavirusit ka ndaluar të gjitha format e adhurimit në xhami, kisha, dhe vende të ngjashme, kështu që një familje muslimane që jeton në Uells ka vendosur t’i krijojnë vet.
Shaz Miah, gruaja e tij dhe fëmijët nga Newport ndërtuan xhaminë e tyre në shtëpi, të kompletuar me dekor të frymëzuar nga xhamia duke përfshirë një kub dhe minare nga secila anë, dhe gjithçka u bë brenda një dite.
Për shumë muslimanë thjesht nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë familjen të adhurojnë së bashku, por për Shazin, i cili gjithashtu jeton me prindërit e tij, një mini xhami do të thotë se familja nuk do të duhet të humbasë unitetin e lutjes.
Shaz, i cili drejton një restorant Indian, mendon se projekti nuk do të përsëris atmosferën e një xhamie por do t’i japë asaj një gjallëri të ngjashme.
Shaz e konsideron Ramazanin nën mbyllje si një mundësi e përsosur për t’u lidhur me më të afërt dhe më të dashur.