Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në pikat kufitare Jarinjë dhe Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 1 orë

nga Revista Kosovarja

Pritjet e qytetarëve që duan të hyjnë në Kosovë në pikat kufitare janë të pakta, ku më të gjatat janë ato te Dheu i Bardhë.

Mbi artikull

Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 30 minuta, kurse për të dalë janë deri në një orë.

Ndërsa, pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në Jarinje e Muçibabë, ku kolonat janë deri në një kilometër e pritjet deri në një orë.

Kurse, në Merdare pritjet për të hyrë e për të dalë nga Kosova nuk zgjasin më shumë se 20 minuta.

Moneytizer Paragrafi 4

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë e për të dalë nga Kosova nuk janë më të mëdha se 10 minuta.