fbpx

Në Podujevë arrestohet një person për vjedhje

nga Revista Kosovarja

Sot nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës është arrestuar një person, që dyshohet se është përfshirë në një rast të vjedhjes.

Ka qenë puna operative e hetimore e hetuesve ajo që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar dhe sekuestrimin e një shume të parave (dyshohet të vjedhura).

Personi i arrestuar, dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes që ka ndodhë me datën 13 dhjetor, ku në një shtëpi janë vjedhur para.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]