Rep-artisja e njohur, Tayna është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në një nga vendet më të bukura, në Maldives.
Gjatë kësaj periudhe, edhe pse jemi në Muajin e Ramazanit, nuk kanë munguar pozat e shumta provokuese nga këngëtarja, shkruan “Kosovarja”.
Por ajo që na befasoi sot është publikimi i një videoje, ku ajo shihet e mërzitur duke qarë, në fakt ky është një nga filterat e Instagramit, që këngëtarja duket se i ka në qejf.
Përndryshe Doruntina shihet e veshur shumë seksi me një fustan me xixa, flokë të lëshuar dhe me shumë pak grim në fytyrë. /Kosovarja/