Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në qeveri ose ta qojë vendin në zgjedhje?

nga Revista Kosovarja

PDK, duhet ta qartësojë orientimin veprues .Edhe pse është në opozitë, koha po tregon se ajo është partia nga e cila ka varësi shteti në çdo proces shtet formues.

Mbi artikull

Megjithatë, që nga rrëzimi i qeverisë Kurti, është në dorën e PDK-së ta stabilizojë qeverisjen e vendit duke hyrë në koalicion me LDK-në dhe të tjerët ,ose ta qojë vendin në zgjedhje të reja.

Nuk ka më logjikë sjellja e PDK-së me retorikën “nuk kemi fol në kryesi për këtë apo atë temë” dhe nuk ka logjikë retorika se kjo parti ka thënë që është në opozitë dhe pikë, apo bëni cka të doni ju qeveria.
PDK po e paraqet veten të varur në gozhdë duke mos i dhënë orientim ecjes qeveritare për procese jetike për shtetin.

PDK, edhe nëse nuk është ulur ende në nivel kryesie ta diskutojë gjendjen aktuale , nëse duhet ta infuzionojë qeverinë, ajo duhet më në fund ta merr një vendim për të mirën e vendit.
T’i vendosë kushte qeverisë Hoti për t’u kyçur në qeveri, apo për ta quar vendin në zgjedhje të reja.
Nuk është krejt e kotë që po flitet në qarqe okulare kërkesa e PDK-së për presidencën , bile në qarqe të tilla flitet se , Vlora Çitaku, apo Enver Hoxhaj , janë kandidatët e kësaj partie për president. Prej nga këto informacione?

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo tregon se diçka po ndodhë në këtë parti. Heshtja dhe mohimi i gjithçkaje të rëndësishme për vendin, nuk janë fakte për arsyetim në këtë parti.
PDK duhet ta qartësojë pozicionin e vet e të mos veprojë me kalkulime paragjykuese këndej apo andej. Pra, me LDK-në në qeverisje për t’i dhënë shtetit fuqi dhe legjitimitet institucional, ose me partinë e Kurtit në të ardhmen.

PDK, as nuk po ecën kah Hoti, as kah Kurti,ndërkohë që qeveria aktuale e dalë nga LDK, është në aut dhe ka stagnuar në të gjitha proceset.

Para së gjithash, qeveria Hoti bash në kokë është një strukturë shoqatash, që nuk dinë të qeverisin, e aq më pak janë të besueshëm për ta udhëhequr ekzekutivin e shtetit.

Do të ishte tejet korrekt komunikimi i PDK-së me masën e përgjithshme dhe elektoratin, të dalin me qëndrime të arsyeshme nëpër medie për të thënë diçka më shumë rreth asaj se çka po ndodhë me këtë parti, qoftë duke qenë vetëm në opozitë,apo duke synuar presidencën dhe disa ministri që kjo parti ka potenciale t’i drejtojë me shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm.

PDK ka potenciale shumëfish më të mëdha se LDK, ta ketë qeverisjen në pronësi, nëse kuptohen me LDK-në për një marrëveshje që e lidh LDK-në me presidencën, nëse ata kanë kandidat të duhur dhe PDK ta ketë kryeministrin dhe të paktën katër ministri që nuk janë funksionale sa duhet, përfshirë patjetër shëndetësinë.
PDK, nuk është në mëshirën e fatit e as të kohës pse i ka dy liderët e saj në Hagë, sado që hendikepi është evident.

Kjo parti ka potencial të bollshëm për të mos qenë kaq e ngrirë në orientime.
PDK duhet t’i hapë rrugë orientimit ,sepse prej saj po varet rruga e shtetit. T’i jep qeverisje stabile vendit duke u qasë në qeveri, apo ta qojë vendin në zgjedhje për një legjitimitet të plotë,sepse kjo qeveri, nuk ka as potenciale të mjaftueshme njerëzore as kredibilitete moral, ta udhëheq vendin.
Kosova është në sfidë me dy procese që nuk guxon të gabojë më shumë. Asociacioni rreth të cilit sillen bisedimet me Serbinë dhe stabiliteti i brendshëm institucional që është një temë me njëqind probleme.

Kështu sikur po sillet sot partia më institucionale në vend ,pra PDK, ajo nuk është vetvetja as hija e saj. Një parti që ka vizion dhe që ka qenë prijëse për ndërtimin e shtetit, sot të qëndrojë e varur në gozhdë , kjo nuk është PDK-ia e vërtetë.

Safet Krivaça/Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]