
Arbnora Ademaj
Perëndesha e bukurisë – drejt Hollivudit!
Arbnora Ademaj, perëndesha e bukurisë shqiptare, po e pushton botën e kinematografisë turke. Ylli i spektakleve të bukurisë, botës së televizionit, e tani edhe i ekranit të madh, kohë më parë është kthyer nga Londra me një çmim. Risitë dhe të pathënat e Arbnorës, vetëm në këtë numër të revistës “Kosovarja”.
Faqja e 7-të

Cila është fytyra jonë, ajo e vërteta?
Bota është plot urrejtje dhe dhunë.
Nga ku lind përherë urrejtja e re dhe dhuna e re?
Gjithçka vlon nga garat për të arritur fuqinë, pushtetin dhe sundimin mbi të tjerët…
Bota ka plot ambicie, njerëzit sulen pas parasë dhe vrapojnë pas pasurisë.
“Faqja 7”-të nga Gani Dili, një këndvështrim ndryshe, vetëm në “Kosovare”.

Çaste me motrën e Adem Demaçit, Ajshen
Në ditën kur vizituam shtëpinë e Adem Demaçit, shprehëm dëshirën që në bisedë të merrte pjesë edhe e motra e tij, Ajshja, e cila bashkëjetoi me burgjet e të vëllait. Ajo kaloi net pa gjumë, duke qëndruar në këmbë në korridore trenash, për të arritur në qytetet, ku i vëllai po i vuante dënimet që ia kishin caktuar të tjerët…Mos e humbisni këtë shkrim, të cilin e gjeni të plotë në këtë numër të revistës “Kosovarja”.

Ç’thotë çika e Azem Bejtës?
Bashkëbiseduesja jonë, Azeminja, është e bija e Azem Bejtës. E vizituam këto ditë, në vigjiljen e 70-vjetorit të vdekjes së babait të saj, heroit tonë të madh kombëtar. Bisedën me të po e botojmë ashtu si edhe biseduam, pa renditje të pyetjeve…Detajet e jashtëzakonshme, ekskluzivisht në numrin e ri të “Kosovares”.Nëna e 4 djemve dëshmorë

“Më varrosni ndërmjet djemve!”
Ditë më parë ndërroi jetë nëna e 4 dëshmorëve Sejdiu, nga Qirezi i Skenderajt, Abide Sejdiu. Abidja ishte nëna e 4 dëshmorëve: Beqirit, Bekimit, Nazmiut dhe Bedriut, të cilët ranë në betejën e Qirezit, në vitin 1998. Ata që e kanë njohur e dinë se ajo kishte karakter të fortë dhe jetoi me dhembjen për djemtë e vrarë në luftë. Abidja vdiq në moshën 87 vjeçe. Pra vdekjes kishte lënë amanet që kur të vdiste ta varrosnin ndërmjet djemve dëshmorë. Detajet, vetëm në numrin e ri të “Kosovares”.
“Sheshi i budallenjve”!
Sheshi i Prishtinës e ka historikun e vet që prej shtruarjes së pllakave, e që rrezatonin në dëm të njerëzve, e deri te kjo që po shkruajmë tash… Sheshi i kryeqendrës sonë, Prishtinës, është shesh befasish, që surprizon për të mirë e për të keq. Një shesh ku qahet me zë të lartë, në stilin e vajtoreve të lashta dhe zërit mitik, por edhe ku këndohet si barinjtë në male. Një pasqyrë reale të Prishtinës së sotshme, special në këtë numër të “Kosovares”.
Futbollistët kroatë me plisa të bardhë në Beograd, në vitin 1973
Këta burra, me plisa të bardhë, nuk janë shqiptarë. Janë futbollistë kroatë të Osjekut të Kroacisë, të cilët janë fotografuar në Aeroportin e Beogradit, pas ndeshjes në Prishtinë. Fotoja është e realizuar në Aeroportin e Beogradit, në vitin 1973. E gjeni vetëm në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Jam në hall: Ta mbajë gruan a dashnoren?
Unë dhe gruaja ime, zakonisht, ditën e diel e kalojmë në Gërmi. Një ditë shkurti, derisa pinim kafe në Gërmi, nga larg pash një femër të cilën dikur e kam pasur të dashur. Dhe, çuditërisht, erdhi dhe u ul në tavolinën afër nesh. Më pas, pasi kamerieri i tha se çka dëshironte të pinte, ajo ktheu kokën kah unë dhe ma bëri me shenjë se në mbrëmje do më thërriste në telefon. Vazhdimin lexojeni në këtë numër të revistës suaj, “Kosovarja”.

Flet Adem Mripa, banor i pjesës Veriore të Mitrovicës
“Edhe pse më kanë hedhur bomba, nuk e kam lëshuar shtëpinë!” Profesori Adem Mripa, i cili jeton në lagjen e Boshnjakëve, në pjesën veriore të Mitrovicës, ka treguar se për 15 vjet nuk ka fjetur, nuk di ç’është gjumi, gjithmonë me frikë…Për më shumë hollësi, lexoni materialin e plotë në këtë numër të revistës “Kosovarja”.
Qe 13 vjet i dashuri im i vdekur më shkruan letra!
Ka trembëdhjetë vjet që në përvjetorin e vdekjes së tij, pranë varrit të tij, gjej nga një letër. Është shkrimi i të dashurit tim… I dashuri im ka vdekur para 13 vjetësh. Kemi pasur një dashuri si në përralla. Dhe, prej atëherë më nuk kam krijuar lidhje tjetër…Si është e mundur? Këtë shkrim do ta lexoni me një frymë, ekskluzivisht në këtë numër të “Kosovares”.E pabesueshme...

Në Shkup shqiptarët flasin turqisht ndërmjet veti!
Ndodhem në Shkup për arsye pune dhe vendosa të bëj një shëtitje në lagjen ku jetojnë shqiptarët. Por, sa hyra në Shkupin e vjetër, u tmerrova! Shihja dhe dëgjoja shqiptarë që flisnin turqisht me njëri- tjetrin! Për më shumë, lexoni në këtë numër të “Kosovares”.Cila nga vajzat u duket më tërheqëse?

Vajzën që e zgjidhni tregon për personalitetin tuaj
Tiparet e personalitetit nuk janë vazhdimisht të qëndrueshme, ato mund të ndryshojnë. Por, pavarësisht kësaj, disa gjëra të vogla mund të zbulojnë se çfarë lloj personi jeni. Shikoni këtë foto të 5 vajzave dhe imagjinoni se cila është më tërheqëse për ju. Të gjitha, në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Pse disa plaka janë ende të virgjëra?
Nuk janë vetëm të miturat që kanë probleme me dashuri. Një numër femrash shprehen të kenë qenë aq të moralshme, sa i ka shkelur vetë morali dhe kanë rënë viktimë e tij! Shkrimin e plotë e lexoni në revistën “Kosovarja”.
Babë e bijë në shtëpi publike!
Ishte fillimi i vitit 1992. U takuam aty ku nuk ishte rendi të takoheshim kurrë në jetë. Ai kishte shkuar për të gjetur rastësinë e rastit, kurse unë ndodhesha aty për të siguruar para për shërimin e nënës! Fati deshi të mos i përzienim ndjenjat. Fotografia ishte ajo që bëri ta njohim njëri-tjetrin! Dhe, kur e kuptoi kush isha, më tha: “Kam ardhur të të largoj nga ky vend i mallkuar!”. Çka ndodh tutje? Lexoni vazhdimin e kësaj historie tronditëse vetëm në “Kosovare”.
Fitore Bytyçi, më e njohura për ndërhyrje estetike
Dikur esteistet ose injektoret mezi gjenin fjalë për të sqaruar punën e tyre shpesh të paragjykuar. E, sot Kosova po shndërrohet në qendër referente të mjekësisë estetike, shkaku i profesionalizmit të klasit të parë. Dhe, në këtë fushë prinë “Miliona Aesthetic” në Prishtinë, që është qendra më e madhe e këtij profili në vend. Në këtë numër të “Boom”-it njihemi më mirë me Fitore Bytyçin, Aesthetic Physician, profesionisten e mjekësisë estetike më të trajnuar e certifikuar në vend. Detajet, vetëm në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Sa thera i ka ngrënë Bleona Qereti?
Mjafton t’i përmendet emri dhe të gjithë e kthejnë vëmendjen te ajo. Bleona Qereti nuk u bë e njohur që dje, por qëkur doli në skenë. E talentuar, e guximshme, e bukur, ndryshe… E tillë ishte dhe është Bleona Qereti, këngëtarja që e ka jetuar deri në maksimum suksesin në trojet shqiptare dhe tani po ndërton karrierë ndërkombëtare. Ajo jeton si divë dhe këtë tashmë e dimë. Bleona thotë shumëçka. Flet për të kaluarën, të tashmen…Lexoni të gjitha ekskluzivisht në “Kosovare”.
Agnesa Vuthaj – E paperëndueshmja
Nëse ka një mis që i ka rezistuar kohës dhe ka ditur që titujt e fituar në spektakle bukurie t’i shfrytëzojë mirë, atëherë ajo është Agnesa Vuthaj. Ka studiuar, ka punuar shumë në botën e spektakleve dhe biznesit dhe ka realizuar me qindra udhëtime të paharruara. Kjo është bukuroshja që i bënë të gjitha dhe mbetët perëndeshë e bukurisë. Intervistën me të paperëndueshmen, e gjeni në këtë numër të “Kosovares”.
10 me 10 me Ryva Kajtazin
Aktore e këngëtare që skenën e ka si shtëpinë e saj. Ryva Kajtazi është personazh publik shumë familjar për një publik të tërë, meqë prej vitesh është në skenë, në ekran, produktive dhe e pandalshme. Për Ryvën dihet shumë, por ka ende për t’u thënë. Ja, pra, edhe 10 gjërat që nuk i dinit për Ryva Kajtazin… Të pa thënat, në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Ç’kanë të përbashkët Gonxhe Gërxhaliu e Liberta Spahiu?
Gonxhe Gërxhaliu është nga Vushtrria. Është e njohur si modele. Kur ishte vetëm 10 vjeçe, prindërit e saj e regjistruan në një kurs modelimi, ndërkaq vetëm në moshën 17 vjeçe sfiloi për herë të parë. Ç’kanë të përbashkët Gonxhe Gërxhaliu e Liberta Spahiu? Këtë e mësoni vetëm në këtë numër të “Kosovares”.