Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në sinkron me Vuçiqin përfaqësuesi rus në Këshill të Sigurimit përmend përfshirjen e VV’së në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

nga Revista Kosovarja

Përfaqësuesi i Federatës Ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vasily Alekseyevich Nebenzya, nuk e ka lëshuar mundësinë për të propaganduar kundër Kosovës.

Mbi artikull

Në një klimë të tillë, koordinuese me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, përmendi përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

Këtë ndërhyrje, përfaqësuesi rus e quan si projekt “pan shqiptar”.

Ai tha se Kosova dëshiron shtet të përkohshëm për t’u bashkuar më pas me Shqipërinë.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas tij, këto ide rrezikojnë paqen në gjithë rajonin.

“Prishtina vazhdon me proklamime pan shqiptare në frymën e pranimit të pavarësisë së përkohshëm në rrugën për bashkimin me Shqipërinë. Albin Kurti dëshiron të i rivizatojë kufijtë dhe kjo rrezikon stabilitetin e rajonit. Përfaqësues të partisë së tij për zgjedhjet që po vijnë në zgjedhjet e Maqedonisë japin deklarata të tilla”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]