Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në Skenderaj ende pa maska dhe nuk ua ndin për virus

nga Revista Kosovarja

Siç dihet, prej sot vendi ynë u nënshtrohet masave të reja rigoroze anti Covid të vëna nga Qeveria e vendit, shkruan “Kosovarja”.

Mbi artikull

Rritja alarmante e të infektuarve me koronavirusin e ri Covid 19-të, ka detyruar organet e shtetit që të ndërmarrin edhe më tej masa shtrënguese.

Sot në kryeqytet janë ndaluar dhe dënuar qytetarët pa maska dhe ata që i kanë shkelur rregullat, por në Skenderaj njerëzit po enden pa maska dhe duke i injoruar të gjithë rregullat e vënë.

Sipas fotove të sigurara, policia nuk po reagon dhe po i vëzhgon qetësisht qytetarët të cilët enden pa mjete mbrojtëse, e që janë potencialisht të rrezikuar dhe rrezikojnë shumë të tjerë nga infeksioni që ka atakuar rreth 5 mijë njerëz në nivel vendi dhe ka marrë më shumë se 100 jetë njerëzish, shkruan “Kosovarja”.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]