Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në vend se ta mbrojë të bijën nga qeni, babai hip mbi veturë

nga Revista Kosovarja

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një video e një “babai trim”, i cili i ka shpëtuar dhëmbëve të mprehtë të një pit bulli, duke e lënë të bijën para qenit.

Mbi artikull

Videoja është filmuar në SHBA dhe shfaq babanë me të bijën duke qëndruar pranë një rrethoje, me një simbol që paralajmëronte se oborri i një shtëpie private ruhet nga qeni.

Megjithatë babai vazhdon të qëndrojë pranë portës duke provokuar qenin që ishte në anën tjetër të rrethojës, i cili gjen një gropë nga e cila del dhe iu vërsulet.

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/786079382158348/

Moneytizer Paragrafi 4

Aty filloi gjithçka – babai në vend se ta shpëtojë të bijën, hip mbi një veturë të parkuar duke i bërtitur të bijës së vogël “ik”, e cila ishte e pushtuar nga frika.

Për fat të mirë, pronarja e qenit ka reaguar menjëherë duke e futur brenda qenin dhe nuk është lënduar askush nga kjo mësymje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]