Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në Veri të Kosovës dje Serbia filloi shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit

nga Revista Kosovarja

Dje në Veri të Kosovës, Qeveria e Serbisë ka filluar shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit.

Mbi artikull

Rreth kësaj teme, Indeksonline kontaktoj Blerim Sylën, kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Syla u shprehë se FSSHK e kundërshton këtë dukuri që po ndodh në Mitrovicën e Veriut dhe se kjo është dështim total i Qeverisë së Kosovës.

Vaksinimi në veri (FOTO: Kosovo Online)

Moneytizer Paragrafi 4

“Prej mediave e kuptova këtë informatë. Se pari kjo është e kundërligjshme ngase vaksina si tillë duhet të kaloj nëpër institucionet shtetërore të Kosovës, së dyti është shkelje e konventave ndërkombetare në këto raste dhe së treti është dështim total i Qeveris se Republikës së Kosovës në shërbimet shëndetësore.”

“Pra, FSSHK e kundërshton këtë dukuri që është në Mitrovicë të Veriut, sa i përket shëndetesisë. Përfundimisht gjatë kësaj Pandemie kemi dështuar sa i përket menaxhimit të saj në gjithë territorin e vendit tonë e në anën tjetër shqiptarëve ne Luginë të Preshevës asnjë ndihmë nga Shqipëria e Kosova. Turp dhe dështim”, u shprehë Syla.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]