fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Në vitin 2014 kishe kryer vrasje të rëndë, i akuzuari tregon arsyet

nga Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ekrem Junuzi, i akuzuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ka treguar se si kishte ndodhur rasti i marsit 2014, në të cilën ditë e kishte privuar nga jeta vëllain e bashkëshortes së tij, të ndjerin Bastri Krasniqi.

Junuzi për këtë vrasje ishte dënuar dy herë, një herë më 25 vite burgim dhe herën tjetër me 24 vite, mirëpo Gjykata e Apelit për të dytën herë e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Aziz Rexha, Junuzi ka thënë se ai me bashkëshorten e tij nuk kishte pasur asnjëherë mosmarrëveshje, por sipas tij, djali i tij Sh.J, kishte pasur sjellje të këqija.

Ai ka thënë se në mars 2014, kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë dhe kur kishte mbërritur në shtëpinë e tij në fshatin Bukurovc të Preshevës, nuk e kishte gjetur aty as bashkëshorten e tij, e as dy djemtë.

Sipas tij, vëllai i tij Fejza i kishte thënë se të tre kishin shkuar tek familja e bashkëshortes së të akuzuarit, të cilin tha se vëllai i bashkëshortes së tij, Abdurrahman Krasniqi, e kishte thirrur në telefon dhe i kishte thënë se kishte ndodhur një mosmarrëveshje.

Pas kësaj, ai tha se së bashku me vëllain e tij Fejzen kishin shkuar tek vëllai i tyre që banonte në Prishtinë dhe të nesërmen dy vëllezërit e tij kishin shkuar tek familja e bashkëshortes, për të pyetur se çfarë mosmarrëveshje kishte ndodhur, raporton “Betimi për Drejtësi. .

Ai tha se vëllai i tij Fejza i kishte thënë se nuk i kishin treguar për mosmarrëveshjen që kishin pasur, por i kishin thënë se djali i tij Sh.J nuk do të vinte tek shtëpia e tyre.

Sipas të akuzuarit, kur ishte kthyer në shtëpinë e tij në fshatin Bukurovc të Preshevës, e kishte vërejtur se mungonin 75 mijë euro dhe sipas tij kishte dyshuar se arsyeja e atyre mosmarrëveshjeve kishin qenë këto para.

Ai tha se në momentin kur kishin shkuar dy vëllezërit e tij tek familja e bashkëshortes së tij, iu kishte thënë që ta lajmërojë familjen e tij se brenda vitit do t’i rregullojë dokumentacionin në Gjermani, në mënyrë që të mund t’i marrë bashkëshorten e tij dhe djalin e vogël, pasi djali i madh sipas të akuzuarit kishte qenë i moshës madhore dhe nuk kishte të drejtë ta merrte në Gjermani.

Sipas të akuzuarit, ai ishte takuar me bashkëshorten e tij Mihanen, por ajo i kishte thënë se për shkak të problemeve me djalin e tyre Sh.J nuk ishte ajo që mund të vendoste që t’i kthehej të akuzuarit.

“Mihanja më tha unë sun vendosi, nuk më tregoj për çfarë arsye e ka lëshuar shtëpinë, por më ka thënë se ka probleme me Sh, dhe më tha “Zoti qafen jau theftë ktyne që na prunen deri ktu””, ka deklaruar i akuzuari Junuzi.

Pas kësaj bisede, i akuzuari tha se pasi djali i tij i mitur E.J, i kishte thënë se dëshiron të shkojë në shtëpi me babin e tij, ai e kishte marrë vetëm atë në shtëpi.

Për ditën kritike të 8 marsit 2014, i akuzuari tha se së bashku me vëllain e tij Rashitin ishin takuar në një kafiteri me të ndjerin Basri Krasniqi dhe më djalin e tij Sh.J.

“Basriu më tha se ti motrën teme më sun e she, më tha që mora vesh se i kishe ndreq letrat me pare, tha u kry kjo punë, unë i thash mos u gut mos bërtit, tha unë vendosi e jo Abdurrahmani, unë vendosi edhe për fëmijët, i thash ti sun vendos për fëmijët e mij, tha unë cka t’tham dhe i pervilke mëngët e xhamperit. Aty u acaru situata dhe jemi qu”, ka thënë i akzuuari.

Sipas tij, kur kishin dalë nga kafiteria, i ndjeri i kishte thënë “nuk kam ardhur me u marrë vesh, por kam ardhur met shkatërru”, dhe se i kishte thënë djalit të të akuzuarit, Sh.J që të shkonin ta merrnin të miturin E.J, i cili kishte qëndruar me të akuzuarin.

Pas kësaj, i akuzuari tha se djali i tij Sh.J ishte nisur me veturën e tij dhe gjatë rrugës i kishte marrë edhe të ndjerin Basri Krasniqin dhe vëllain e tij Fejzë Junuzin, ndërsa i akuzuari ishte nisur me veturën e tij.

“Kur mbërrita tek shtëpia e Reshatit, Shkëlqimi e kish parku veturën para shtëpisë së tij, dola nga vetura, kur shkova afër tyre, e takova Shkëlqimin, i thash lene Edonin edhe sonte, i thash Basriut shkoni në shtëpi e lene djalin se nesër nisna për Gjermani, ai më tha se të kallxova se pse kam ardhur, unë e lutsha lema djalin, ai ka fillu mem sha, sje as për fmi, pis, në ato momente ka dalë Edoni nga shtëpia, unë më nuk e di as vet cka kam vepruar”, ka thënë i akuzuari.

Ai tha se në momentin kur e kishte parë djalin e tij të mitur duke dalë nga shtëpia, kishte humbur, raporton “Betimi për Drejtësi.

“Nga momenti kur e kam parë djalin tim E. që ka dalë nga shtëpia, unë nuk e di çka kam vepruar, nuk kam qenë vetvetja, nuk e di si e kam nxjerrë revolen nga brezi, sikurse nuk e di a e kom repetit revolen apo jo, nuk e di as sa plumba janë shkrepur”, ka thënë i akuzuari Junuzi.

Në pyetjen e prokurorit Armen Hamiti, se pse i akuzuari kishte mbajtur armë me vete, i akuzuari ka deklaruar se armën e kishte mbajtur pothuajse rregullisht, pasi ia kishte lënë babi i tij dhe për shkakun se vazhdimisht kishte mbajtur shuma të mëdha të parave me vete.

Pas përfundimit të orarit të punës kjo seancë është ndërprerë, ndërsa sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Vesel Ismaili seanca e radhës do të caktohet pasi të koordinohen me anëtarët e trupit gjykues.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 25 shtator 2017, Junuzin e kishte shpallur fajtor për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje dhe të njëjtin e kishte gjykuar me 25 vjet burg efektiv.

Mirëpo, pas ankesës së mbrojtjes së Junuzit, në shkurt të vitit 2018, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë çështje në rigjykim, mirëpo edhe pas rigjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 10 qershor 2019, Junuzin sërish e kishte shpallur fajtor.

Për vrasje të rëndë Junuzi ishte dënuar me 24 vjet burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje me një vit e gjashtë muaj burgim, kurse, 25 vjet burg kishte qenë dënimi unik i shqiptuar ndaj tij nga gjykata.

Ndërsa, Gjykata e Apelit më 31 tetor 2019, kishte nxjerrë vendim me të cilin për herë të dytë e kishte anuluar aktgjykimin dënues të nxjerrë në shkallë të parë dhe këtë çështje penale e kishte kthyer sërish në rigjykim.

Sipas vendimit të Apelit, rezulton se vendimi i nxjerrë në shkallë të parë ishte i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave penale, dispozitivi i aktgjykimit është i paqartë, i pakuptueshëm dhe në kundërshtim me vetveten.

Ekrem Junuzi akuzohet se më 8 mars të vitit 2014, në Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshorten e tij, e ka privuar nga jeta vëllain e saj, Bastri Krasniqi.

Sipas aktakuzës, Junuzi pasi që ka tentuar të gjej zgjidhje për këto mosmarrëveshje me Bastri Krasniqin, vëllain e bashkëshortes në një kafiteri të Prishtinës, ku prezent kanë qenë edhe djali dhe vëllai i të pandehurit dhe derisa të njëjtit ishin duke u kthyer nga kafiteria, më të arritur tek shtëpia e vëllait të Junuzit, i pandehuri ka dalë nga vetura e tij dhe iu ka afruar veturës së djalit të tij ku gjendej Bastri Krasniqi, ka hapur derën e veturës dhe me dashje që ta privoi nga jeta e ka shtënë tre herë me armë zjarri, në drejtim të tashmë të ndjerit, në pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë e këtyre të shtënave, Krasniqi kishte mbetur i vdekur, derisa një plumb e kishte goditur në këmbë edhe vëllain e tij, Fejzi Junuzin, të cilit i është shkaktuar lëndim i rëndë trupor.


Etiketa: VrasjeVrasje e rende

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Ja deri kur do ta kemi motin me shi dhe vranësira

41 minuta më parë
Aktuale

U raportua se po mbulohet kalldrëmi në Prishtinë, reagon Ahmeti

11 orë më parë
Aktuale

Lul Raka shpjegon pse mjekët kosovarë po hezitojnë të vaksinohen kundër COVID-19

13 orë më parë
Aktuale

Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

13 orë më parë
Aktuale

Gazetarja: I dyshuari i sulmit në xhami më parë i kishte dhunuar dy prindërit

14 orë më parë
Aktuale

Ganimete Musliu: Qeveria mund të fillojë rishikimin e pasurisë time

15 orë më parë
Postimi tjetër

Ardit Gjebrea rezulton pozitiv me Covid-19

Një person therret me thikë në Prishtinë

Hoxhaj në Fushë Kosovë: Ndryshimi i vërtetë është platforma jonë e Rimëkëmbjes (VIDEO)

TË FUNDIT

Pas një mosmarrëveshje gjilanasi rrah nënën

11 minuta më parë

Andi dhe Melisa i japin fund beqarisë- fejohen së bashku?

26 minuta më parë

Ja deri kur do ta kemi motin me shi dhe vranësira

41 minuta më parë

Këto janë 5 ushqimet që mbrojnë zemrën

56 minuta më parë

Veprimet që ty të pëlqejnë shumë, por partnerit i duken qesharake

9 orë më parë

Dijeni se keni gjetur gruan e ëndrrave, nëse ajo bën këto gjëra për ty

9 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Kjo sëmundje po vret mijëra njerëz

11 fakte që mund të mos i keni ditur për Ramazanin

Google tashmë ju lejon të shihni si ka ndryshuar vendi juaj ndër vite

Bëhuni gati për një javë shpërthyese e plot të papritura

Sa bukur e këndon vajza e Safetes këngën dedikuar Ramazanit

Horoskopi ditor 16 prill 2021

Pse nuk po martohen vajzat e Shyhrete Behlulit?

Horoskopi ditor, e hënë 19 prill 2021

Ana: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?”

Osmani takohet me Armend Mehajn dhe Rrahman Ramën

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci