Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në zgjedhjet e Serbisë një qytetar voton për Vetëvendosjen

nga Revista Kosovarja

Në zgjedhjet parlamentare të cilat po mbahen gjatë ditës së sotme në Serbi, një shqiptar nga luginaPreshevës ka vendosur të votojë ndryshe.

Mbi artikull

Në kohën kur shqiptarët janë bashkuar në një listë, unitet ky i cili po cilësohet edhe historik, një qytetar nuk ka votuar për ta, por ka vendosur që në këtë listë, ndonëse e papranueshme, ta fus edhe Lëvizjen Vetëvendosje për të cilën edhe ka votuar.

Në fotografinë e siguruar nga KosovaPress, shihet se qytetari e ka shtuar në fund të listës akronimin e Lëvizjes Vetëvendosje, derisa fletëvotimit i ka bërë një X.

Në këto zgjedhje ashtu si vitet e kaluara, misioni i OSBE’së do të përfshihet në procesin zgjedhor në Kosovë, detyra e të cilit, përveç monitorimit të procesit zgjedhor, është transportimi i fletëvotimeve në Rashkë dhe Vranje.

Moneytizer Paragrafi 4

Siç ka konfirmuar dje Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Besim Hoti, gjatë zgjedhjeve parlamentare serbe, policia do të ofrojë ndihmë për misionin e OSBE’së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]