A ju kujtohet hiti i para disa vitesh “Ai i pasur unë i ri” i kënduar nga Bashkim Alshiqi? Këngëtari me të shpejtë u bë një nga këngëtarët e preferuar të muzikës popullore.
I angazhuar kudo, ai ka vazhduar tutje duke sjell këngë e videoklipe nga më të ndryshmet, një pjesë e mirë prej të cilave të shoqëruara me videoklipe.
Këngëtari që e ndez gjithmonë atmosferën, sapo i ka dhënë dritën jeshile projektit të radhës. Kënga e re e Bashkim Alshiqit, që sapo është lansuar, titullohet “N’emër te dashnis”.
Muzikën e këngës me tititull “N’emër te dashnis” e ka bërë Anxhelo Koci, orkestrimi nga Alsked Rrenja, teksti është shkruan nga Muma, ndërkaq videoklipi madhështor dhe me skena tejet atraktive mbanë vulën e “Max Production”.
Më poshtë gjeni videoklipin e këngës “N’emër te dashnis”: