fbpx

Nëna e Bruce ka frikë se aktori nuk do ta njohë atë për shkak të sëmundjes së tij

nga Revista Kosovarja

Nëna e Bruce Willis, Marlene Willis, ka treguar se si sëmundja e yllit të filmit ka ndikuar në jetën e tij dhe mënyrën se si lidhet me botën përreth tij.

“Ajo nuk është e sigurt nëse djali i saj e njeh atë”, shpjegoi Wilfried Gliem, kushëriri i nënës së Willis, në një intervistë për BILD.

 

Gliem tha gjithashtu se Marlene po vuan shumë për mbesat e saj, por ajo ka besim se familja do të mund ta kalojë këtë kohë të vështirë së bashku.

Të enjten e kaluar, përmes një deklarate u raportua se gjendja shëndetësore e Bruce Willis, i cili duhej të tërhiqej nga aktrimi pasi vuante nga afazia, ishte përkeqësuar vitin e fundit.

Pas testeve të mëtejshme, aktori u diagnostikua me demencë fronto-temporale.

“Familja jonë donte të fillonte duke shprehur mirënjohjen tonë më të thellë për dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë që kur kemi treguar për sëmundjen e Bruce. Në vazhdën e kësaj, donim t’ju japim një përditësim për bashkëshortin, babanë dhe mikun tuaj rreth asaj që po përjeton”.

“Që kur treguam për diagnozën e Bruce në pranverën e vitit 2022, gjendja e Bruce ka ndryshuar dhe tani ka një diagnozë më specifike: demencë fronto-temporale (e njohur si FTD). Fatkeqësisht, sfidat me komunikimin janë vetëm një simptomë e sëmundjes me të cilën përballet Bruce. Ndërsa kjo është e dhimbshme, është një lehtësim të kesh më në fund një diagnozë të qartë”, thuhe në deklaratën e familjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]