Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, sot mbush 87 vjet. Kjo është bërë me dije nëpërmjet një postimi në faqen Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.
Vitet po shkojnë, po shtohen, por malli i prindërve për bijtë e tyre kurrë nuk shuhet. Duke u torturuar në mendime për burgun e Hagës, nëna Hyrë që sot po pranon urime nga tërë familjarët, me padurim po e pret edhe thirrjen e djalit të saj, Hashimit, që këtë herë t’ia urojë ditëlindjen e 87-të. Më vete, sigurisht thotë: “Shkoi edhe një vit. Ishalla kam jetë ta pres deri sa të lirohet”.
Kjo është edhe një ditëlindje tjetër e saj pa të, por dita kur Hashim Thaçi do t’i kthehet familjes dhe Kosovës tashmë nuk është e largët.
Jetë të gjatë, nënës Hyrë!