Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nëna e Klodianit tregon se si e mori vesh për vdekjen e djalit

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot familjen e Klodian Rashës së bashku me ministren Elisa Spiropali.

Nëna e Koldianit tregoi se si ishte ajo vetë që i kishte dhënë lekët të dilte të blinte cigare. Ajo tha se ai kishte kartën e identitetit dhe telefonin, dhe se ai kishte dy hurma në dorë.

E ëma tha se ajo e ka parë momentin kur ai ka dalë, por pastaj ka fjetur duke menduar se ai ishte kthyer, deri kur në orën 4 të mëngjesit i komunikuan se ai kishte humbur jetën .

E ëma tha se ai është më i urti dhe më i qeti nga 3 djemtë që ka, dhe nuk e imagjinon dot që të kishte armë, sepse përherë ka pasur frikë nga policia, dhe prandaj ajo mendon se kjo ka qenë arsyeja e panikut të tij.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë që ai nuk kishte as maskë, pasi ajo thotë se ai shprehej shpesh se i merrte frymën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]