fbpx

Nënshkruhet protokolli për kontrollin e përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri

nga Revista Kosovarja

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla kanë nënshkruar në Qafë Morinë të Gjakovës marrëveshjen e kontrollit të përbashkët të kufitar.

Nënshkrimi i protokollit për zbatimin e kontrollit të përbashkët u bë në prani të organeve policore dhe doganore të Kosovës dhe Shqipërisë.

Me këtë rast dy ministrat thanë se pas këtij akti zyrtar ndërshtetëror do të krijohen rrethana lehtësuese për banorët e të dy anëve të kufirit, e në veçanti të zonave përreth të pikave kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]