fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Nëntë arsyet që do t’ju bindin të vraponi çdo ditë

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Siç thonin edhe grekët e lashtë, “nëse dëshiron të jesh i/e fortë, vrapo. Nëse dëshiron të jesh i/e bukur, vrapo. Nëse dëshiron të jesh i/e mençur, vrapo”. Siç duket, ata e kishin me të drejtë këtë thënie.

Normalisht vetëm vrapimi nuk do t’ju ndihmojë t’i lini pas të gjitha problemet tuaja dhe duhet të konsultoheni me doktorin tuaj para se të filloni përgatitjet për maratonë.
Megjithatë, nëse vrapimi bëhet pjesë e rutinës tuaj ditore, atëherë ju padyshim se do t’i vëreni ndryshimet pozitive. Vrapimi është mënyrë e mirë dhe krejtësisht e lirë për të qenë në formë, transmeton Telegrafi

Ka shumë arsye të mira se përse duhet të filloni të vraponi, ndërsa sot do t’ju njoftojmë me nëntë arsye të cilat do t’ju bindin të vraponi që sot:

– Vrapimi e forcon zemrën, e rritë numrin e kapilarëve në trupin tuaj e gjithashtu edhe numrin e qelizave të kuqe të gjakut. Pra, zemra si muskul bëhet më e fortë.

– Kapaciteti i muskujve për të përdorur oksigjenin kur u ofrohet gjithashtu rritet. Një zemër e ushtruar mirë pompon shumë më shumë gjak sesa një zemër e pa ushtruar. Dhe kur të rritet qarkullimi i gjakut, edhe konsumimi i oksigjenit është proces më i lehtë. Pra, të gjitha indet dhe organet në trupin tuaj marrin më shumë gjak, si dhe pasurohen me oksigjen dhe vlera ushqyese.

– Vrapimi është mënyrë e mirë për lirimin e stresit. Trupi juaj akumulon shumë mbeturina nga i gjithë tensioni nervor dhe lodhja gjatë ditës. Për t’i hequr qafe ato, ju duhet të djersiteni mirë, ndërsa për këtë punë vrapimi është detyra më e mirë!

– Kur vraponi, trupi juaj liron disa hormone të quajtura endorfine. Këto hormone ndryshe njihen edhe si “hormonet e lumturisë”. Dhe kjo për një arsye të mirë: kur rritet numri i endorfineve në gjakun tuaj, ju përjetoni ndjenja të lehta të euforisë dhe depresioni zhduket!

– Me vrapim përmirësohet edhe aktiviteti mendor. Përderisa jeni të zënë duke vrapuar, truri juaj shpeshherë gjen zgjidhje kreative për probleme të caktuara, e krejt kjo falë oksigjenit i cili ndihmon trurin tuaj të funksionojë më mirë.

– Vrapimi i rregullt jua përmirëson sistemin e imunitetit duke e ngritur nivelin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinën në gjakun tuaj. Në të njëjtën kohë e zvogëlon nivelin e kolesterinës, e zvogëlon urinë dhe e përmirëson organizmin. Duke e kombinuar vrapimin me një përmirësim të metabolizmit, kjo do të shpie në normalizimin e peshës tuaj të trupit.

– Se në cilën kohë të ditës vraponi nuk ka rëndësi. Në mëngjes, kur nivelet e hormoneve janë më të larta se zakonisht, vrapimi do të veprojë si lirues dhe do të ndihmojë ta riktheni trupin në gjendje normale. Në anën tjetër, vrapimi pas një dite të gjatë me punë do t’ju ndihmojë të relaksoheni, të karikoheni, t’i zvogëloni ndjenjat e urisë dhe të flini si një qengj!

– Studime të shumta tregojnë se vrapimi ndihmon në rigjenerimin e pjesshëm të qelizave të mëlçisë. Jo keq, apo?

– Vrapimi i rregullt sjellë efekte pozitive edhe në sistemin tuaj muskoloskeletal. Kjo është e mirë veçanërisht për të moshuarit pasi që parandalon sëmundjet e ndryshme të nyejve.


Etiketa: Vrapi

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Çiftet e lumtura shtojnë më shumë peshë, sipas studimit

10 orë më parë
Per Jete

Ky është tipi i gruas me të cilën burrat dashurohen

11 orë më parë
Per Jete

Pyetjet që ia vlen t’i bëni vetes për ta nisur mirë muajin

19 orë më parë
Per Jete

Para kafesë së parë, secila femër duhet të veprojë kështu sapo të zgjohet

1 ditë më parë
Per Jete

Pse ekspertët këshillojnë të flini me derën hapur

1 ditë më parë
Per Jete

Pse punët e shtëpisë shpesh bëhen shkak grindjeje në çift

2 ditë më parë
Postimi tjetër

Këngëtarja shqiptare: 'Më fejuan 13-vjeç, më rrëmbeu burri dhe pas dy vitesh u bëra nënë'

'Klajdi Resort' - magji në mes të Durrësit, së shpejti hap sezonin e ri turistik

Forcat të shtuara të Policisë në veri

TË FUNDIT

Jori rikthehet në ekran, ja në cilin emision do e shohim

19 minuta më parë

Jori Delli ka qenë e ftuar ditën e sotme në një nga rubrikat e emisionit “E Diell”. Ku përveç debateve...

Rusia hedh në erë digën në rajonin Kherson

37 minuta më parë

Forcat ruse kanë në erë një digë të madhe në Ukrainën jugore në qytetin Nova Kakhovka në pjesën e kontrolluar...

Getinjo sjell lajmin e shumë pritur, ja çfarë thotë

49 minuta më parë

Reperi Getinjo ka në plan të djegë rrjetin sërish po kësaj radhe me një këngë. Me anë të një postimi...

Fillon takimi i Osmanit me emisarët Lajçak e Escobar

52 minuta më parë

Para pak minutash ka nisur takimi i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së Miroslav...

Keisi refuzon publikisht Kristin

1 orë më parë

Duket se Keisi nuk i ka pritur mirë deklaratat që Kristi ka bërë pas Big Brother VIP duke u shprehur...

Blero uron të dashurën e re për ditëlindje, urimi iu lë pa fjalë

1 orë më parë

Blero më i dashuruar se kurrë po duket me postimin e fundit që postoi në “Instastory”. Ai uron të dashurën...

MË TË LEXUARAT

Llokuma tradicionale që “shkrihen” në gojë

Bazuar në horoskop, kjo është dita juaj më me fat e javës

Kaq ëmbël ja shpreh dashurinë burrit të saj Adelina Thaçi

Hovenier: Qeveria nuk i koordinoi veprimet e së premtes me SHBA-në

Protestuesve në Zveçan u bashkohen edhe punëtorët e Trepçës

Stresi shpërndan një thirrje për marsh për veriun

Mori vëmendjen që deshi, Kristi tregon se ka një të dashur të re

Pse Klea dhe Elgiti zgjodhën këtë datë për dasmë

Pësoi infarkt në skenë, vdes këngëtari i njohur

Nera e Sabri Fejzullahut qenka bërë si nuse

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist