Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nëntë raste të dhunës në familje për 24 orë

nga Revista Kosovarja

Në Kosovë brenda 24 orëve janë raportuar në Polici nëntë raste të dhunës në familje.

Mbi artikull

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Prizren e Suharekë.

Më poshtë mund t’i lexoni rastet e dhunës në familje të raportuara në Polici:

Prishtinë, 04.04.2021-05:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti dyshohet se ka shty në vetëvrasje vajzën e tij viktimën femër kosovare, duke i bërë presioni psikik. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.

Moneytizer Paragrafi 4

Prishtinë 03.04.2021 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 03.04.2021-21:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se djali i saj e ka sulmuar fizikisht. Sipas viktimës i dyshuari vuan nga çrregullimet mendore dhe i njëjti është dërguar në QKUK në Klinikën Psikiatrike ku është ndalur për trajtim. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Brejse, Fushë Kosovë, 04.04.2021-19:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka maltretuar familjarët e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ulpianë, Prishtinë, 04.04.2021-16:00. Viktima femër shtetase e huaj, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kërcënuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Prishtinë 04.04.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka bërë presion psikik ndaj motrës së tij viktimës femër kosovare, po ashtu i dyshuari ka tentuar t’ia vras qenin viktimës.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator me 4 fishek te kalibrit 9 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 04.04.2021-02:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.

Suharekë 04.04.2021-11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime të lehta dhe njëkohësisht e kishte kanosur verbalisht edhe babin mashkull kosovar, duke ia dëmtuar edhe veturën me mjet të fortë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]