Kritikat në marrëdhënie ndoshta nuk janë më një arsye për t’u brengosur. Kjo vjen pas zbulimit të një studimi, i cili pohon se gratë me karaktere më të fuqishme duhet të vlerësohen si gurë të çmuar nga bashkëshortët e tyre me fat.

Sipas studimit, këto gra, në fakt mund t’i ulin gjasat për paraqitjen e çrregullimeve shëndetësore, si për shembull dijabetit.

Përfitimet e të qenit në humor të keq

Pasojat negative të karakterit të fortë janë diskutabile, por e gjithë kjo ka dobitë e veta. Studimi i bërë nga specialistët e universitetit të Miçiganit dhe Çikagos e kanë zbuluar pikërisht këtë. Ata kanë analizuar nëse temperamenti shprehës mund të ketë ndikim në gjendjen shëndetësore të njerëzve në marrëdhënie.

Gjithsej, 1.228 njerëz dhe partnerët e tyre kanë marrë pjesë në këtë studim. Çiftet janë pyetur për nivelin e tyre të kënaqësisë me marrëdhënien, sa janë të lumtur me partnerin dhe se a e kalojnë sëbashku kohën e lirë. Ata u janë përgjigjur edhe pyetjeve për sasinë e besimit dhe transparencës që kanë mes vete, si dhe për kërkesat dhe kritikat që marrin nga partneri.

Rezultatet e burrave dhe grave kanë qenë të ndryshme

Kualiteti i marrëdhënies ndryshon në varësi të gjinisë së pjesëmarrësve. Gratë që kanë paraqitur se kanë mjedis pozitiv në marrëdhënie, kanë pasur gjasa më të vogla për zhvillimin e diabetit në të ardhmen. Shkencëtarët kanë sqaruar se kjo ndodh sepse ato janë më të vetëdijshme për mënyrën si ndërveprojnë me partnerët, gjë që pastaj ka efekt domethënës mbi shëndetin e tyre metabolik.

Çelësi është tek kontrolli

Zbulimet në lidhje me burrat i kanë habitur hulumtuesit sepse kanë qenë e kundërta e rezultateve të grave. Burrat që kanë paraqitur se janë në marrëdhënie me gra që duan të kenë kontroll të vazhdueshëm dhe që janë kritikuese, apo që kanë më shumë kërkesa, kanë treguar gjasa më të vogla për zhvillimin e dijabetit më vonë në jetë.

Sjellja e rregulluar

Këta burra jo vetëm që janë më pak gjasa të zhvillojnë dijabet, por edhe i përmirësojnë mundësitë për kontroll të nivelit të sheqerit, pas paraqitjes së diabetit. Shkencëtarët e theksojnë faktin se kjo nuk është rezultat i një marrëdhënie intenzive dhe konfliktuoze, por rezultat i mundit të personit në lidhje me shëndetin e partnerit, që përkthehet si kritika dhe kërkesa./supergrate.net/

MUND TË JU PËLQEJNË