Meqenëse koronavirusi është sëmundje e re, simptomat ende janë temë e cila nuk është e hulumtuar në tërësi.
Shkencëtarët e New York University me analizën e 53 mostrave të pacientëve të hospitalizuar nga qyteti Wenzhou në Kinë kanë zbuluar edhe simptoma të reja.
Megan Coffee, infektologe dhe udhëheqëse e këtij studimi, ka thënë që studimin e kanë bërë për t’u ndihmuar mjekëve që më lehtë të identifikojnë kujt prej atyre rasteve të buta mund t’i përkeqësohet gjendja.
Pra, tri simptoma të koronavirusit të cilat i kanë zbuluar tek ata me inflamacion serioz të mushkërive kanë qenë:
Rritja e aminotransferazës
Faktori i parë është ngritja e lehtë e alaninës së aminotransferazës (ALT), enzimë e cila është e pranishme në qelizat e mëlçisë.
Koncentrimet e ngritura të këtyre enzimave flasin për shkatërrimin apo dëmtimin, në rend të parë, të mëlçisë (infeksioni akut apo dëmtimi toksik i mëlçisë cirroza apo kanceri i mëlçisë) dhe infarkti imiokardit.
Dhembjet e thella në muskuj
Faktori i dytë e rrezikshëm janë dhembjet e thella në muskujt të njohur si mialgji. Mialgjia shfaqet për shkak të faktorëve të ndryshëm etiologjikë: lëndimet, traumat, punës intensive fizike dhe të lodhshme. Gjithashtu shfaqet pas incidentit akut të dhembshëm në muskujt përkatës.
Sipas raportit të SZO-së, rreth 15 për qind të të gjitha rasteve të shënuara të koronavirusit kanë ndier dhembje në muskuj dhe nyja.
Hemoglobina e rritur
Faktori i tretë është niveli i ngritur i hemoglobinës, proteinë e cila transporton oksigjenin në gjak.
Nëse pacienti është në gjendje posaçërisht të rëndë për shkak të koronavirusit, ngrihet prodhimi i qelizave të kuqe të gjakut në mënyrë që të kompensojë mungesën kronike të oksigjenit për shkak të punës së keqe të mushkërive.