Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nëse shalqiri ka këto shenja, hidheni menjëherë

nga Revista Kosovarja

Më shumë se 90% e shalqirit është ujë, gjë që do të thotë se është një hidratues i mirë për ditët e nxehta të verës. Për më tepër, është i pasur vitaminë C, A, fibra dhe kalium. Po flasim për një shalqi të mirë.

Mbi artikull

Si ta dalloni se çfarë do të blini ose çfarë keni blerë?

Forma dhe zhurma: Një shalqi i mirë është mbi të gjitha oval. Godisni lëkurën e frutit me gishta; nëse zhurma është e mbytur atëherë ai është i pjekur sa duhet. Nëse zhurma është boshe atëherë është më i pjekur se sa duhet.

Bishti: Nuk duhet të jetë i thatë, pasi kjo do të thotë se shalqiri është vjelur kohë më parë. Nëse bishti është i butë dhe prej tij del lëng pothuajse portokalli, atëherë do të thotë që fruti është i freskët.

Moneytizer Paragrafi 4

Lëkura: Duhet të jetë e trashë më pak se një centimentër, pasi më shumë tregon se shalqiri është ende i papjekur. Mos ngurroni nëse në lëkurë ka ndonjë njollë të verdhë, pasi është zona e cila qëndronte në tokë gjatë rritjes.

Ngjyra: Në rastin e lëkurës dihet që ajo duhet të jetë e gjelbër, ndërsa brenda e kuqe e ndezur. Vini re edhe farat, ato duhet të jenë të zeza, pasi farat e bardha janë tregues i një fruti të papjekur.

Prova e gërvishtjes: Provoni të hiqni pak lëkurë me thua, nëse ajo ikën lehtësisht do të thotë që fruti është i duhuri dhe i pjekur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]