Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nesër 1 maji, shteti iu tregon se ku duhet të qëndroni

nga Revista Kosovarja

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që me rastin e 1 majit, të vazhdojnë të respektojnë vendimin për kufizim të lëvizjes të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19.

Dëshirojmë të ju rikujtojmë se vazhdojnë të mbeten në fuqi të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës, për mbylljen e parqeve dhe të gjitha hapësirave publike dhe nuk do të lejohet grumbullimi i qytetarëve në masë.

E kuptojmë shumë mirë situatën lidhur më 1 majin, që në vendin tonë është edhe si traditë dalja masive e qytetarëve, megjithatë kërkojmë mirëkuptimin tuaj, që edhe kësaj radhe të mos dilni dhe të zbatoni vendimet e Qeverisë, në të kundërtën do të dënoheni sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]