fbpx

Nesër akrepat e orës zhvendosen një orë përpara

nga Revista Kosovarja

Nga nesër, më 31 mars, fillon llogaritja verore e orës.

Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 02:00 e mëngjesit, zhvendosen në orën 03:00 të mëngjesit.

Ndryshimi i orës bëhet dy herë gjatë vitit, të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.

Ndryshimi i orës verore, do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën, por do të zgjohen 1 orë më herët në mëngjes.

Pra dita do të zgjatet, e nata do të jetë më e shkurtër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]