Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agjenda

nga Revista Kosovarja

Bashkimi Evropian në Kosovë do ta shënojë nesër Ditën e Evropës me një sërë aktivitetesh të organizuara anembanë vendit, duke përfshirë edhe aktivitete kulturore, informative dhe argëtuese.

Mbi artikull

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, në kryeqytet do të mbahet edhe Panairi “Team Europe”, i cili do të mbledhë më shumë se 25 ekspozues, përfshirë shtetet anëtare të BE-së, biznese të mbështetura nga BE-ja, organizata joqeveritare, programe të ndryshme, si dhe Asociacionin Ukrainës në Kosovë “Bridges of Friendship”, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së, programi i panairit do të përfshijë aktivitete të ndryshme kulturore dhe argëtuese, të dedikuara për të gjitha moshat, duke synuar promovimin e bashkëpunimit dhe vlerave evropiane në Kosovë.

Panairi do të hapet të shtunën, më 9 maj, në orën 13:00, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ndërsa në fillim të panairit, fjalën do ta marr Ushtruesja e Detyrës së Shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërsa në mbrëmje, nga ora 20:00 deri në ora 22:00, do të ketë koncert në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Përveç aktiviteteve që do të mbahen në Prishtinë, organizime do të ketë edhe në komunën e Mitrovicës së Veriut, më fillim nga ora 12:00 të ditës së shtunë.

Ndërsa në mbrëmje nga ora 20:00 do të ketë koncert në rrugën “Mbreti Pjetër 1”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]