Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nesër mbahet seanca konstituive e Kuvendit

nga Revista Kosovarja

Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar për nesër seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Mbi artikull

Seanca është paraparë të mbahet nga ora 12:00.

“Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00”, thuhet në njoftim të Presidencës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]