Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nesër mbyllet rruga Prizren-Prevallë

nga Revista Kosovarja

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës, se një pjesë e rrugës rajonale R-115 Prizren – Prevallë, nga Gornje Sello deri në Prevallë, te hotel ‘Sharri’, do të jetë e mbyllur për qarkullim të të gjitha automjeteve nga dita e e nesërme.

Mbyllja e këtij aksi rrugor po bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut dhe gurëve.

Ministria fton të gjithë qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.

Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë, thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]