Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nesër priten masat e reja, ndryshon orari i lëvizjes

nga Revista Kosovarja

Nga nesër në Kosovë pritet të ketë masa të reja karshi situatës pandemike në vend.

Paralajmërimin për këtë e kishte dhënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas një takimi që kishte me Bordin këshilldhënës.

Nesër Kosova do të njihet me masat e reja. Indeksonline mëson se do të ketë ndryshim të orarit të qarkullimit.

Po ashtu, burime të sigurta të Indeksonlinë bëjnë të ditur se do të ketë lajme të mira edhe për gastronominë, ku parashihet zgjatja e orarit të punës.

Moneytizer Paragrafi 4

Mësohet se masat e reja do të rikthejnë funksionimin e tregjeve të kafshëve dhe të makinave.

Zemaj ka paralajmëruar se masat lehtësuese do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët./Indeksonline/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]