fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Netanyahu letër Kurtit: Të pres në Izrael për ta inauguruar Ambasadën në Jerusalem

nga Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij që i ka shkruar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Netanyahu në letrën e urimit, ka thënë se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për inaugurimin e saj”, ka shkruar Netanyahu.

Njohja reciproke Kosovë-Izrael ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit. Kosova ka vendosur që të vendos ambasadën në Jerusalem, gjë që ka ngjallur mjaft reagime.

Derisa nga Lëvizja Vetëvendosje për një vendim të tillë të Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem ka pasur qëndrime të ndryshme.

Glauk Konjufca ka thënë se nëse do të jetë kusht dhe kërkesë i Bashkimit Evropian, atëherë do ta shqyrtojnë një vendim të tillë.

Edhe Haki Abazi kishte deklaruar se qëndrimi i Bashkimit Evropian ka shumë rëndësi për Kosovën rreth asaj se ku duhet vendosur ambasada, dhe sipas tij, Kurti duhet të ulet me Brukselin dhe Izraelin për ta zgjidhur atë që Abazi e konsideron ‘nyje’.

“Është komplekse të diskutohet edhe në nivelin diplomatik se, qëndrimi i BE-së lidhur me atë se ku duhet të jetë pozicioni ambasadës, është shumë i rëndësishëm, sepse për Kosovën ka rëndësi qëndrimi i Bashkimit Evropian. Mendoj që qeveria Kurti do të ulet me sinqeritetin më të madh të bisedoj edhe me shtetin e Izraelit edhe me BE-në për të tentuar që të zgjidhet kjo nyje që është krijuar pa nevojë nga qeveria e kaluar”, ka deklaruar Haki Abazi.

Bashkimi Evropian ndërkohë e ka cilësuar si një vendim për keqardhje nga ana e Kosovës, duke qenë se Brukseli vazhdon ta njoh Tel Avivin si kryeqytet.

“Në përgjithësi, është gjithnjë e mirëseardhur kur parterët tanë të jashtëm normalizojnë raportet mes tyre. Sidoqoftë, kur është fjala e hapjes së ambasadës në Jerusalem, ky është një vendim për keqardhje i Kosovës sepse e largon Kosovën nga qëndrimet e BE-së për statusin e Jerusalemit” kishte deklaruar Peter Stano.


Etiketa: Albin KurtiBenjamin Netanyahu

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Lajmërohet Bekim Jashari, ja ç’thotë

3 orë më parë
Aktuale

Osmani për “The Irish Times”: Do ta padisim Serbinë për gjenocid, çështja e të zhdukurve prioritet

4 orë më parë
Aktuale

Kurti i reagon Baton Haxhiut, kërkon të mos dal kurrë publikisht

4 orë më parë
Aktuale

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, 7 persona të lënduar rëndë

5 orë më parë
Aktuale

Gratë i vërsulen Shefqet Krasniqit, ja prishin gjumin e natës

5 orë më parë
Aktuale

Milaim Zeka publikon fotografinë e Adem Jasharit duke pirë birra

6 orë më parë
Postimi tjetër

Sabri Fejzullahu për nipin: U bëfsh shembull i mirë për Shqiptari

Receta me të cilën e rigjeneroni trupin tuaj

Kjo është letra e Edi Ramës drejtuar Albin Kurtit, pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit

TË FUNDIT

Ja çfarë kuptimi kanë vijat në kyçin e dorës

2 orë më parë

Këto ushqime nuk ju shëndoshin edhe nëse i hani natën vonë

2 orë më parë

Gresa Behluli: “Mua më ka zgjedhur burri si çikë të mbarë e me vlera…”

2 orë më parë

Fejohet Fjolla Krasniqi

3 orë më parë

Lajmërohet Bekim Jashari, ja ç’thotë

3 orë më parë

Pse e ka lodhë telefoni Remzije Osmanin

3 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Ish-gazetari nga Mitrovica i ka kushtuar vjershë presidentes Vjosa Osmani

Pas humbjes së kilogramëve Bleronës s’po i rrinë rrobat në trup

24 vjeçarja nga Vitia vdes disa ditë pas lindjes, ishte e infektuar me Covid19

Shefqet Krasniqi tregon kur lejohet kontakti intim gjatë Ramazanit

Receta e sheqerpareve si të gjysheve tona

Nora Istrefi e bënë nënën si 18 vjeçare

Horoskopi javor për periudhën nga 12 – 19 prill

“Nëse i them gruas time gjatë ditës së Ramazanit të dua, a e kam prishur agjërimin?”

104-vjeçarja mposhti koronavirusin për herë të dytë

Analistit kosovar i humb çanta, brenda kishte kuletën, dy telefona dhe çelësin e veturës

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci