Instituti i Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 4 raste të reja me koronavirus sot.Rastet janë nga këto komuna: Vushtrri, 3 raste dhe një në Gjilan.
“Sot më 28 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 332 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 4 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan”.