Sonte janë identifikuar 6 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Ndërsa nuk është shëruar asnjë i infektuarit.
Ikshpk ka njoftuar se të infektuarit janë nga Prishtina, Vushtrria, Mamusha dhe Gjilani.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Mamushë, Vushtrri dhe Gjilan”, thuhet në njoftim.
Deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.199 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.269 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.