Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nga kjo datë lejohen vizitat familjare nëpër burgje

nga Revista Kosovarja

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga 28 dhjetori do të lejohen vizitat familjare nëpër burgjet e vendit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga SHKK.

“Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese familjarët janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues)”, THUHET NË NJOFTIM.

Po ashtu, SHKK ka njoftuar se lehtësimi i masave është bërë në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]