Yllka Gashi është aktorja e njohur kosovare e cila u bë e njohur tek publiku me rolin e Zanës të seriali “Familja Moderne” .
Me anë të këtij roli ajo arriti të shpërndajë energji dhe pozitivitet tek të gjithë, duke qenë akoma ndër aktoret më të pëlqyera në fushën e aktrimit, shkruan “Kosovarja”.
Këto ditë të izolimit në pamundësi për të qenë pranë familjes, Yllka e ka uruar nënën për ditëlindje me fjalët më të bukura që ekzistojnë.
“Mama jeme, Loçka e zemrës teme,Sot 70 vjet!E rritun pa nanë,
Po megjithatë çikë, motër, gru, re, teze, hallë, kunatë, mikeshë, nanëgjyshe e shkëlqyshme,E shkollume në rrethana të jashtëzakonshme, E para në demonstrata e protesta,
E para mos me i pranu masat e dhunshme në vendpunim,
Kurrë nuk dorëzohet para asni sfide e vështirësie, Punëtore si bleta, E zoja e e fortë si çeliku, Optimiste deri ne qiell, Energjike si 15 vjeçe,
Mjeshtër i piteve, ajvarit e turshive,Koleksionuse e lexuse e shkrimtarëve të Rilindjes,E paqtë e vesveselike deri n’sterilizim,
Nanë e pesë fmive e gjyshe e tri mesave e pesë nipave,
Shembull i vetëmohimit e sakrificës, E dashtun,
E drejtë,Dorëlirë,E zemërmadhe!Mbretnesha jeme, LumiLumi i Ninës,
Nanagjyshe e Anisës e Dukës,Nana e mamit e Dinit,
Nana Ide e Lisës e Malit, Nana Vide e Omarit e Lisit,Gruja ma inspiruse në botë, Nuk ka njeri që krahasohet me ty!
N’këtë kohë t’jashtëzakonshme që po jetojmë, edhe sikur t’isha ma afër e di që me festu kish me qenë e pamundun, po e lus Zotin prindët e mi me jetu edhe gat‘ kohë t’shnoshë e në rehati, e ti mamë me e pasë po kët’ energji e vullnet që t’karakterizon se TI JE shtyllë e qendër e familjes tonë! Lus Zotin me ma mundësu sa ma shpejtë me t’pa e me t’përqafu e me t’a ni erën mamë! #urimeditelindja #70” ishte mbishkrimi i imazhit./Kosovarja/