Tuna me muzikën dhe stilin e saj ka krijuar standarde të reja në muzikën zbavitëse shqipe, gjatë karrierës së saj muzikore ka fituar shumë çmime, është prezantuar në festivale të ndryshme në vend dhe jashtë si dhe ka qenë e ftuara speciale në koncertet e yjeve e të njohura botërore, shkruan “Kosovarja”.
Kështu ajo e bindur që zotëron mjaftueshëm zë skenik dhe premisat e kërkuara për të bërë një artiste të kompletuar, i bindi edhe fansat e saj që Tuna është mjaft kreative dhe e suksesshme.
Tematika e këngëve të saj, jeta private, lidhjet, martesat, divorci, ndarja, lidhjet e reja, bashkëpunimet, rivaliteti me koleget janë disa nga temat të cilat prej vitesh i japin Tunës epitetin e këngëtarës më të përfolur të estrades shqiptare.
Por a ka qenë Tuna gjithmonë e tillë? Po, nëse kthehemi në retrospektivë, tek paraqitjet e saj të para, videoklipet, përkundër disa ndryshimeve si në dukje si në jetën e saj ajo në thelb ka mbetur e njejta, po kaq e përfolur dhe aktuale.