fbpx

Nga sot Kosova përfaqësohet pa UNMIK-un në CEFTA, Hajdari: Arritje e madhe e qeverisë sonë

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka konfirmuar se Kosova që nga sot në CEFTA do të prezantohet nga institucionet e saja dhe jo më nga UNMIK-u.

Ajo ka thënë se ky vendim është marrë sot në takimin e përbashkët të komunitetit nga CEFTA.

Hajdari në një konferencë për media tha se kjo është arritur falë përkushtimit të Kosovës.

“Sot kemi pasur takimin e përbashkët të komunitetit të CEFTA-s i kryesor nga Serbia për këtë vit. Në këtë takim si pikë e rendit të ditës ka qenë miratimi i vendimit numër 8/2007 mbi rregullat dhe procedurat e funksionimit të CEFTA-s. Përmes këtij vendimi të miratuar ju njoftojmë se përfundimisht se pjesëmarrja e UNMIK është larguar nga CEFTA dhe kjo vjen si rezultat i perpjekëve të shumtat, konsistencës së Kosovës për të rregulluar pozicionin e saja në këtë mekanizëm dhe nga sot Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saja dhe jo të UNMIK-ut”, tha Hajdari.

Ndërsa, Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Kurti, ka thënë se Kosova vazhdon të përfaqësohet në nisma rajonale me fusntonë, por siç ka thënë ai kjo çështje është përfshirë edhe në marrëveshjne bazike e cila do të largojë këtë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]