Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar opinionin publik se sot ( e hënë) do të lejohen vizitat e të burgosurve tek familjet e tyre.
Ky institucion ka bërë me dije se si masë lehtësuese do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit, të cilët i plotësojnë kushtet.
“Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve. Pas kthimit nga pushimi, të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës se karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh”, ka njoftuar e ShKK-ja.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.