fbpx

Ngacmohet seksualisht një burrë në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një tjetër rast i ngacmimit seksual është paraqitur dje në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë viktima është një mashkull kosovar. I njëjti ka raportuar se për tri vite është duke u ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Lidhur me këtë rast policia ka nisur hetimet.

“NGACMIM SEKSUAL Rr. Sylejman Vokshi, Prishtinë 21.09.2022 – 14:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili sipas tij është duke i linçuar foto me të cilat nxit urrejtje kundër tij. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]