Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ngadalësoni plakjen e lëkurës, maska me këta dy përbërës shtëpiak do t’ju ndihmojë

nga Revista Kosovarja

Lëkura në mënyrë të pashmangshme plaket me ne, bëhet më e ndjeshme ndaj stimujve të jashtëm dhe vërehet më lehtë mungesa e kujdesit.

Mbi artikull

Me kalimin e moshës, na shfaqen rrudha dhe bëhemi më të ndjeshëm ndaj shfaqjes së rrathëve të zinj, të cilat shkaktohen nga humbja e elasticitetit të lëkurës.

Nëse dëshironi ta ngadalësoni këtë proces, dhe të vononi shfaqjen e rrudhave dhe rrathëve të zinj, mund të provoni një maskë me mjaltë dhe vaj bajame. Është mirë të përdorni mjaltë natyral nga një shitës i besuar, ndërsa vajin e bajames mund ta blini në dyqanet me produkte natyrale.

Kjo maskë hidraton lëkurën dhe ndihmon në largimin e rrathëve të zinj dhe vijave të holla. Për rezultate më të mira, rekomandohet përdorimi 2 herë në javë. Ju duhet vetëm një lugë vaj dhe një lugë mjaltë. Përzieni përbërësit, aplikojeni maskën në zonën poshtë syve dhe mbajeni për dhjetë minuta.

Moneytizer Paragrafi 4

Pas kësaj, pastroni maskën nga fytyra me ujë të vakët dhe lëvizje të buta të duarve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]