fbpx

Ngjarja tragjike në Gramsh, polumbarët gjejnë 4 trupat e pajetë në liqen

nga Revista Kosovarja

Polumbarët kanë mundur të nxjerrin trupat e pajetë të 4 personave u mbytën pasditen e kësaj të premteje në liqenin e Banjës në Gramsh.

Viktimat nga kjo ngjarje tragjike janë 46-vjeçari Arben Zogu me dy djemtë e tij, Esti Zogu 14 vjeç dhe Rubens Zogu 19 vjeç, si dhe kushëriri i tyre 20-vjeçar Melis Zogu.

“Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrfikësit, ku ka rezultuar se: Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit Arben Zogu, rreth 46 vjeç, Rubens Zogu 19 vjeç, E. Zogu, 14 vjeç, (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi Melis Zogu, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për t’u larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjithashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e RENEA-s për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të policisë së Gramshit./tvklan.al

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]