Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ngjarje e rëndë në Dragash: Dyshohet për vrasjen e një hoxhe

nga Revista Kosovarja

Një person ka humbur jetën pas një përleshjeje që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Sipas informacioneve fillestare, gjatë një rrahjeje mes disa personave, viktima, mashkull kosovar, dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Ai është dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në QKMF-në e Dragashit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

I dyshuari, po ashtu mashkull kosovar, ndodhet në arrati, ndërsa njësitet policore kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të tij.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa priten informacione shtesë lidhur me motivin dhe rrethanat e ngjarjes.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]