Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ngrihet aktakuzë ndaj personit që tentoi vrasjen e gazetarit Alban Selimi

nga Revista Kosovarja

Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë, është aktakuza e Prokurorisë e ngritur ndaj A.L., i cili sipas aktakuzës, përmes zjarrit të vënë në shtëpinë e redaktorit të RTK-së Alban Selimi, ka synuar vrasjen e tij dhe familjarëve të tij.

Mbi artikull

Lajmi është konfirmuar për RTKlive nga Laureta Ulaj, zyrtare për Informim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, A.L., është një person me të kaluar kriminale, i cili ishte dënuar edhe dy herë më parë për vepra të rënda penale.