Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ngritet aktakuzë ndaj djalit që mbyti nënën e tij në Restelicë të Dragashit

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër F.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Mbi artikull

Sipas aktakuzës, më 20 janar 2026, në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit, pas një fjalosjeje me nënën e tij, T.B., i pandehuri F.B., e ka sulmuar fizikisht atë, duke e goditur me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara, viktima ka pësuar shok traumatik dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Më pas, i pandehuri trupin e viktimës e ka vendosur në divan dhe e ka mbuluar me batanije, ndërsa trupi është zbuluar nga të afërmit, të cilët kishin shkuar në shtëpi të shqetësuar për gjendjen e saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Nga ekzaminimi psikiatrik dhe psikologjik hospitalor në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, ka rezultuar se në momentin e kryerjes së veprës penale, aftësia e të kuptuarit dhe kontrollës së veprimeve të të pandehurit ka qenë e zvogëluar në shkallë jo esenciale.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, i pandehuri i lartcekur, për veprën penale për të cilën akuzohet, të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.