fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ngritet çmimi i arit edhe në Kosovë

nga Revista Kosovarja
2 vjet më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

COVID-19 i ka shtrirë përtokë edhe artarët dhe argjendarët në vend. Shkaku i situatës me pandeminë, bëhen dy-tri ditë e ata nuk arrijnë të shesin asgjë.

Pandemia e cila ka tronditur tregjet ndërkombëtare të arit që prej fillim-vitit në gjithë botën, ka dhënë efektet e saj edhe në tregun vendor të arit, duke bërë që çmimi i arit të rritet edhe në Kosovë.

Disa nga artarët në kryeqytet kanë folur rreth krizës që bizneset e tyre kanë pësuar nga virusi, i cili është përhapur në të gjithë botën këtë vit.

Ata nuk mbajnë mend të kenë pasur ndonjëherë shitje kaq pak të arit.

Madje, thanë se ka me ditë të tëra që vetëm hapin dyqanet dhe i mbyllin në mbrëmje me asnjë cent fitim.

“Shitjet kanë ra krejt, 0-0. S’ka punë hiç. S’ka ndodh gushti me ndejtë tërë ditën. Prej se jemi hapur si dyqane prej pandemisë, ne jemi në gjendje katastrofe”, u shpreh njëra prej artareve këtu në Prishtinë.

Rritja e çmimit të arit nëpër bursat ndërkombëtare javën e kaluar ka ndikuar shumë edhe në çmimet e arit në Kosovë, thonë artarët.

Sipas artarëve në kryeqytet, para pandemisë çmimi i arit ishte për 5 euro më lirë për gram, ndërsa tani një gram kushton prej 45 e deri në 55 euro.

“Për momentin grami është 45 deri 55 euro për gram. Para pandemisë ka qenë dikun 5 euro më lirë për gram”, tha njëri nga artarët në kryeqytet në kushte anonimiteti.

Madje, njëri nga ta tha se më shumë po ka shitje të arit nga vet qytetarët, për shkak të kushteve ekonomike të tyre dhe arin e shohin si një nxjerrje nga kriza.

“Nuk janë duke blerë ari qytetarët, më shumë jemi duke shitur”, tha artari në fjalë.

Ndërsa, artari tjetër tha se nuk e mbajnë në mend një gusht të tillë, sidomos tani në kohën e dasmave dhe kur diaspora zakonisht vijnë për pushime dhe blejnë më shumë ari për vete apo edhe si dhurata. E për diasporën thanë se edhe ata gjatë kësaj periudhe vetëm kanë hyrë nëpër dyqane dhe si e kanë parë çmimin e lartë të arit kanë hequr dorë nga blerja.

Si një krahasim që e bëri njëra prej artareve mes çmimeve të arit tani dhe para pandemisë, ishte shembulli më i thjeshtë me një “Lirë”, e cila para pandemisë kishte kushtuar 280 euro, kurse aktualisht një Lirë, sipas saj kushton 380-375 euro. Kjo i bie që çmimi i një Lire është rritur për mbi 100 euro më shumë sesa çmimi para pandemisë, për shkak të krizës së pandemisë, shkruan Buletini Ekonomik.

Ndërkohë, në bursat ndërkombëtare javën e kaluar ( më 27.07.2020) çmimi për një ons ari (31,1 gram) arriti deri në 1944,71 dollarë. Me këtë vlerë ari e kishte tejkaluar çmimin rekord të shtatorit të vitit 2011, kur një ons kushtonte 1921 dollarë.

Së fundi kursi i arit ka pasur luhatje, por gjithmonë në nivelin e rreth 1,5 përqind duke arritur deri në shumën e 1932 dollarëve.

Kësisoj vlera e arit aktualisht shënon një rritje me mbi 25 përqind në tregjet ndërkombëtare. Veçanërisht e fuqishme ka qenë rritja e çmimit të arit që nga mesi i qershorit.

Në fillim të luhatjeve në tregjet e financave për shkak të pandemisë Corona ari madje pati edhe humbje të vlerës, ndonëse është metali i çmuar që konsideorhet si monedha e krizës. Në mes të marsit pati rënie, kur një kallëp kushtoi në bursë edhe deri më pak se 1500 dollarë.

Krahas shqetësimit për përmasat e recesionit si pasojë e pandemisë ka edhe arsye të tjera për rritjen e vlerës së arit. Ndër këto arsye, thuhet se bën pjesë edhe futja në borxhe e shteteve dhe e sipërmarrjeve si dhe normat e ulëta të interesit.

Çmimi i arit po vlerësohet se ka arritur shifra rekord, edhe për shkak se investitorët po nxitojnë të gjejnë “streha” të sigurta për të “parkuar” paratë e tyre, ndërsa shqetësimet për një rimëkëmbje ekonomike të globit janë rritur për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus në botë.


Etiketa: cmimiari

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Aksident mes tri automjeteve në rrugën Pejë – Prishtinë

4 orë më parë
Aktuale

​Fluksi në pikat e kalimit kufitar, mbi katër orë pritje në dalje të Merdares

4 orë më parë
Aktuale

Ariana Musliu-Shoshi: Në vend që të qaj për ty, unë vazhdoj të gjej forcë…

9 orë më parë
Aktuale

“Ulu kallëzom me kënd ke bo seks” – Djali kërcënon me thikë nënën e tij

9 orë më parë
Aktuale

Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj

9 orë më parë
Aktuale

Gani Gërmia humb personin e dashur

12 orë më parë
Postimi tjetër

Lutfi Haziri, milioneri që vozitë veturën e gruas

A mund të shkaktohet kanceri i lëkurës nga rrezet e diellit?

Rozana Radi: Jeta më ka kafshuar keq disa herë, kam qenë jam e do të jem një grua e guximshme

TË FUNDIT

Ç’thonë ekspertët për varësinë nga masturbimi?

58 minuta më parë

Termi "varësi nga masturbimi" përdoret për t'iu referuar një dëshire për të masturbuar në mënyrë “të tepruar”. A është varësi?...

Çfarë mund ta shkaktojë vdekjen e papritur gjatë seksit

1 orë më parë

Një studim i bërë nga Universiteti George të Londër, raporton se vdekjet e papritura për shkak të problemeve me zemrën...

Mosfunksionimi erektil, pesë mënyra natyrale për “ta mundur”

1 orë më parë

Vitet e fundit, ka pasur gjithnjë e më shumë reklama që promovojnë trajtime për disfunksionin erektil. Në këtë kontekst, është...

Orgazma kërcënon seriozisht jetën e saj

2 orë më parë

Një orgazmë pothuajse rezultoi fatale për një grua 45-vjeçare nga shteti i Mississippi-t, e cila, sipas mjekëve, u gjet një...

Horoskopi ditor, e hënë 15 gusht 2022

2 orë më parë

Dashi Personat që keni pranë nuk do ta kuptojnë gjendjen tuaj shpirtërore sot. Do të ndjeheni disi të lënë mënjanë...

Çfarë duhet të hani nëse jeni uritur para se të flini?

2 orë më parë

Ndodh shpesh që të rrimë zgjuar më vonë se ç’duhet, të mos arrijmë të hamë darkë në orën e zakonshme...

MË TË LEXUARAT

Sot mbush 25 vjeç, Kylie Jenner miliarderja më e re në histori

Disa nga yjet më të mëdhenj të Hollywoodit që kanë qenë ndër vite pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë

Tayna provokon shumë duke ekspozuar këmbën

Tre shenjat e horoskopit më me pak fat në muajin gusht

Dikur të dashur, Dua Lipa përqafohet me Ledrin

Arbnora Ademaj nuk lë vend për imagjinatë derisa ekspozon linjat në bikine

Ribashkohen vajzat më të famshme të viteve ’90

Brenda ambienteve të zyrës multi-milionëshe të Kim Kardashianit

Dy shenjat që do të kalojnë një gusht të vështirë, fati nuk do të jetë në anën e tyre

Mjeku zbulon trukun për të pastruar siç duhet veshët

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist