fbpx

Nicole Scherzinger reagon publikisht për vdekjen e papritur të Liam Payne: Jam e thyer, për të dhe familjen e tij

nga Revista Kosovarja

Nicole Scherzinger ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin Good Morning America.

Këngëtarja 46-vjeçare, ndër të tjerash u pyet gjithashtu për vdekjen e papritur të Liam Payne, një javë pasi tragjedia tronditi opinionin.

Ajo tha se iu ‘thye zemra’ kur e kuptoi për vdekjen e yllit të One Direction.

“Liam dhe unë ishim tejet të afërt, sidomos, për faktin që kemi bërë një shou në Netflix. Jam e thyer, jo vetëm për Liamin por edhe për familjen e tij dhe fansat e tij”, deklaroi ajo në emision.

Vdekja e papritur e Liam Payne tronditi të gjithë opinionin të enjten e kaluar.

Artisti i ndjerë thuhet se ra nga ballkoni katit të tretë në një hotel të Argjentinës. Ai raportohet se ishte nën ndikimin e substancave narkotike. Hetimet janë duke vazhduar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]