Aktorja e famshme turke Neslihan Atagül së fundi shoqëroi bashkëshortin e saj në një ngjarje të organizuar për atë të fundit.
28 vjeçarja ishte së bashku me burrin e saj Kadir Doğulu dhe nuk mundi tu ikte pyetjeve të gazetarëve për jetën private dhe karrierën.
Një gjë e tillë e nervozoi atë?
“Kjo pyetje nuk më pëlqen aspak”, u përgjigj e nervozuar ajo kur u pyet nëse do të luante sërish në një serial së bashku me Burak Ozçivit.
Atagul dhe Ozçivit ishin protagonistë të serialist shumë të suksesshëm “Kara Sevda” i cili u transmetua gjatë viteve 2015-2017.
Në atë kohë mediat kishin raportuar për një lidhje të mundshme dashurie mes tyre, ndërkohë ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Ylli i serialin “Sefirin Gizi” u pyet nëse po mendonin të shtonin familjen dhe ajo vazhdoi me të njëjtin ton: “Po mendoj, po ju a po mendoni?”.
Neslihan Atagül dhe Kadir Doğulu u martuan në vitin 2016.